Dy këmbësore kanë pësuar lëndime për shkak të një aksidenti të trafikut në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, pasditen e së premtes, më 11.10.2024.
Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:30, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe dy këmbësore”- ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.
Ahmeti ka shtuar se të lënduarat, janë dërguar për tretman mjekësor dhe se rasti po hetohet nga njësiti i trafikut.