Tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjilan – Prishtinë, mbrëmë rreth orës 23:00.
KALLXO.com mëson se se si pasojë e aksidentit vetura ka rënë në Liqenin e Badovcit, duke mbetur të vdekur tre persona.
Në anën tjetër, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se në aksident ka qenë e përfshirë një veturë.
“Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje” – ka thënë Ahmeti.
Sipas saj, Policia aktualisht ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri tek ky aksident.
https://kallxo.com/lajm/tre-persona-te-vdekur-ne-nje-aksident-ne-rrugen-gjilan-prishtine/