11 persona kanë pësuar lëndime rpas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur para disa minutave në lagjen Veternik të Prishtinës – ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Në aksident janë përfshirë një kamion dhe 11 automjete.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se të premten (11.10.2024), rreth orës 14:30 kanë pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona”- tha ajo.
Sipas Ahmetit, me rastin po merret hetuesia nga Njësiti i trafikut rrugor.

