RRUFE

Armë e pajisje teknologjike të sekuestruara nga aksioni i policisë në pikat e laboratorit ‘Avicena’

Policia e Kosovës ka kontrolluar 36 lokacione të ndryshme nëpër pikat e laboratorit “Avicena” të enjten më 10.10.2024.

Nga kontrollet u sekuestruan 3 pistoleta, 6 armë të gjata, 598 fishekë, një telefon, 2 shtëpiza të kompjuterit, 7 DVR dhe dokumente të ndryshme.

Policia njofton se ka nisur hetime për tri vepra të ndryshme: keqpërdorim i pozitës zyrtare, falsifikim i dokumenteve dhe ushtrim i kundërligjshme i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike që dyshohet se janë kryer gjatë vitit 2023 dhe 2024.

“Lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët me vendim të prokurorit  janë liruar, rasti në procedurë hetimore” – thuhet në raport policor.

KALLXO.com ka kontaktuar dje edhe me zyrtarë të këtij laboratori por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

https://kallxo.com/lajm/policia-aksion-ne-pikat-e-laboratorit-avicena/


Postuar

nga