RRUFE

Arrestohet edhe i dyshuari i tretë për vjedhjet në rajonin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 22.10.2024 ka arrestuar edhe të dyshuarin e tretë në lidhje me disa raste të vjedhjeve që kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës.

F.C., 35-vjeç, është i arrestuari i tretë për këto raste, ndërkohë që Policia është në kërkim të personit të katërt A.M., i cili dyshohet të jetë pjesë e këtij grupi.

Dy të dyshuar të tjerë janë arrestuar dy ditë më parë.

Personi i arrestuar pas intervistimit nga hetuesit policorë të stacionit të Fushë-Kosovës, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku dhjetë raste të vjedhjeve të rënda.


Postuar

nga