RRUFE

Arrestohet një person, tentoi t’i sulmonte policët

Një person është arrestuar pasi ka tentuar t’i sulmojë policët në kufirin Kosovë-Maqedoni, ndërsa dy të tjerët që ishin me të kanë ikur.

Është raportuar se gjatë patrullimit në vijën kufitare, njësiti policor ka hasur në një traktor me tre të dyshuar duke tentuar të kalojnë kufirin nga Kosova në Maqedoni, me ç’rast njëri nga të dyshuarit ka tentuar t’i sulmojë zyrtarët policorë.

“Lidhur me rastin një i dyshuar mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar, ndërsa dy të tjerët kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Nga i dyshuari është sekuestruar një mjet i mprehtë (thikë) që dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, – thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, më 04.10.2024.


Postuar

,

nga