RRUFE

Bastisje në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në Mitrovicë të Veriut, më 07.10.2024.

Kështu konfirmoi për KALLXO.com, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veriu të Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

Sipas Policisë, dy persona të dyshuar – njëri me iniciale A.J. i lindur më 1992 dhe V.J. i lindur më 1978, nuk janë hasur në shtëpi, por tashmë janë shpallur në kërkim.

“Sot rreth orës 13.00 pas pranimit të informacionit se në një vend të caktuar në Mitrovicë – Veri mund të ketë substanca narkotike, Policia e Kosovës ka zhvilluar një bastisje”- tha ai.

Granata dore, radiolidhje e anti-plumba janë sekuestruar në këtë bastrisje.

“Gjatë bastisjes në këtë shtëpi, Policia ka hasur dhe ka sekuestruar, 1 AK-47, 2 granata dore M-75, 2 radiolidhje, 2 antiplumba, kapelë, dorëza, çanta ushtarake, karikatorë të zbrazët e të mbushur me fishekë të pistoletës, harta, rrip brezi, sprej, thikë, shall kamufllazhi etj.”- tha Elshani.


Postuar

nga