Instituti Albanologjik i Prishtinës (IAP) ka bërë të ditur se ka botuar veprën shkencore “Fjalor dialektor i të folmes shqipe të Vushtrrisë”, të linguistit Abdurrahim Maxhuni, punëtor shkencor i këtij institucioni.
IAP thotë në njoftimin për botimin e kësaj vepre shkencore se në të folmet e Kosovës është ruajtur një korpus i fjalëve të mëvetësishme.
“Në të folmet e Kosovës është ruajtur një korpus i fjalëve të mëvetësishme, njësi leksikore e frazelologjike, të cilat tregojnë për lashtësinë dhe pasurinë e fjalës shqipe, që ka gjalluar me shekuj në këto anë. Andaj mbledhja, sistemimi e botimi i leksikut dialektor është i një rëndësie të veçantë”- thuhet në njoftim.
Botimi i këtij fjalori, së bashku me rreth 70 fshatra, thuhet në njoftimin e IAP-së, ndihmon në ruajtjen e kësaj pasurie gjuhësore.