Një plagosje e një policeje është raportuar mëngjesin e sotëm në njërin nga stacionet policore në Prishtinë.
KALLXO.com merr vesh se zyrtarja policore u plagos në pjesën e këmbëve nga një armë që u shkrep brenda stacionit policor “Jugu” në Prishtinë. Ajo ka marrë gërvishtje në zonën e këmbëve ndërsa ka pranuar edhe tretman mjekësor.
Siç mëson KALLXO.com, deri te kjo ngjarje erdhi pas një thirrje për inspektim të armëve brenda hapësirave të stacionit.
Ende nuk është e qartë nëse inspektimi i armëve është kërkuar i detajuar apo vetëm sipërfaqësor për të konfirmuar nëse zyrtarët policor që dalin në terren janë të pajisur me pajisjet e tyre bazike për punë.
Me këtë çështje tashmë është duke u marrë edhe Inspektorati Policor i Kosovës.
https://kallxo.com/lajm/nje-police-dyshohet-se-eshte-plagosur-brenda-stacionit-policor-ne-prishtine/