Drejtoreshës së medias online “KoSSev”, Nevenka Mediq, i është dëmtuar vetura në Mitrovicë të Veriut, më 13.10.2024.
Për këtë akt ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
Sipas AGK-së, Mediq” ka deklaruar se lidhur me ketë nuk mund t’ia drejtoj gishtin askujt”.
“Nuk mund të drejtoj gishtin ndaj askujt, nuk jam e përfshirë në ndonjë biznes të paligjshëm, nuk kam armiq personalë, jam e sigurt që kjo ka të bëjë me punën që po bëj,” ka thënë Mediq lidhur me rastin.
AGK- ja ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të hetojë dhe zbardhë rastin në fjalë.
Kallxo.com ka insistuar të marrë shpjegime nga Policia në lidhje me këtë rast, por deri në momentin e publikimit nuk është arritur të sigurohet asnjë përgjigje nga ky institucion.