Dy aksidente kanë ndodhur brenda një ore te udhëkryqi te Mensa e Studentëve në Prishtinë, të martën, më 08.10.2024.
Në të dy aksidentet kanë qenë të përfshira nga dy vetura.
Aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 16:30, ndërsa i dyti rreth orës 17:30.
Në vendngjarje për rastin e dytë janë parë edhe Policia dhe autoambulanca.
KALLXO.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje për rastet dhe është në pritje të përgjigjes.
