RRUFE

Dy gra raportohen të zhdukura në Prizren dhe Gjakovë

Dy gra janë raportuar të zhdukura në Gjakovë dhe në Prizren më 12 dhe 13.10.2024.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj” – thuhet në raportet policore të të dyja rasteve.

Rasti në Gjakovë është raportuar rreth orës 19:00 më 12.10.2024, ndërsa në Prizren rreth orës 02:30 më 13.10.2024.

Të dyja rastet Policia thotë se është duke i hetuar, e për atë në Prizren ka shtuar se është njoftuar edhe Prokurori.


Postuar

nga