RRUFE

Dyshohet për grabitje, arrestohet një 42-vjeçar në Graçanicë

Policia e Kosovës ka arrestuar një 42-vjeçar në Graçanicë për grabitje.

Më 19.10.2024, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës ka arrestuar të dyshuarin rreth 20 ditë pas grabitjes të cilën dyshohet se e ka bërë 42-vjeçari.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se I.J dyshohet se ka kryer vjedhjen më 29.09.2024 në Graçanicë.

“Puna e hetuesve policor, të cilët që nga dita e raportimit kanë ndërmarrë  veprime operative e hetimore, ka rezultuar me identifikimin dhe  arrestimin e  personit të dyshuar”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës të datës 19.10.2024.

42-vjeçari I.J, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.


Postuar

nga