RRUFE

Dyshohet se dy persona të maskuar kanë vjedhur dy automjete në Ferizaj

Dy persona të maskuar dyshohet se kanë vjedhur dy automjete me targa vendore në Ferizaj.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dyshuarit dyshohet se kanë depërtuar brenda shtëpisë të ankuesit, të cilën poashtu e kanë demoluar.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në orën 03:05h më datë 23.10.2024.

“Të dyshuarit me veturat e vjedhura janë larguar në drejtim të panjohur”- ka njoftuar organi i rendit në raportin 24-orësh.

Policia ka bërë të ditur se rasti i nënshtrohet procedurave hetimore.

Rasti është klasifikuar si vepër penale “vjedhje e rëndë/vjedhje e automjeteve”.

 


Postuar

nga

Etiketa: