Një burrë nga Vitia është arrestuar të enjten më 10.10.2024 pasi që dyshohet se ka tentuar që në mënyrë të paligjshme t’i pajisë me viza 58 persona nga shtetet afrikane, ka njfotuar Policia e Kosovës.
“Gjatë kontrollit nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy telefona celularë, një kompjuter, një USB, dokumente dhe kopje të ndryshme të pasaportave si dhe dëshmi të transaksioneve bankare” – thuhet në raport policor.
I dyshuari është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit.
Rasti po hetohet si kontrabandë me migrantë dhe legalizim i përmbajtjes së pavërtetë.