RRUFE

E rrëmbejnë një burrë në Prizren dhe e dërgojnë në Shqipëri, arrestohen të dyshuarit

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është rrëmbyer nga dy të dyshuar, njëri shtetas i Shqipërisë dhe tjetri i Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, pasi është rrëmbyer nga të dyshuarit, burri është dërguar në Shqipëri.

Rasti ka ndodhur në Prizren, më 09.10.2024, rreth orës 21:15. 

Të dyshuarit i janë dorëzuar Policisë së Kosovës nga Policia shqiptare, të cilët kanë arritur ta ndalin veturën e të dyshuarëve.

“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 10.10.2024.

Rasti është inicuar si “Rrëmbim”.


Postuar

nga