Ka arsye të forta pse Donald Trump dhe Kamala Harris po intensifikojnë përpjekjet për të arritur përtej mbështetësve tradicionalë të partisë së tyre në javët e fundit të fushatës presidenciale amerikane, analizon televizioni amerikan, CNN.
Duke zmadhuar një model të rrahur për dekada me radhë, mbështetja e votuesve të bardhë pa një diplomë kolegji, gurthemeli i koalicionit modern të republikanëve, ka rënë me pak më shumë se dy pikë përqindje që nga viti 2020, duke rënë nën 40%, sipas një analize të re të të dhënave më të fundit të Byrosë së Regjistrimit, të ndarë nga demografi William Frey, ekskluzivisht për televizionin CNN.
Ndërsa mbështetja e të bardhëve të shtresës punëtore po zvogëlohen, Frey zbuloi se përkrahja e të bardhëve me të paktën një diplomë kolegji katërvjeçare dhe votuesit me ngjyrë është rritur që nga viti 2020 me rreth një pikë përqindjeje të vetme si përqindje e votuesve me të drejtë vote.
Këto rritje vazhdojnë gjithashtu tendencat afatgjata që kanë parë që mbështetja e të bardhëve të mirë-arsimuar të rritet për të përfaqësuar më shumë se një në katër votues me të drejtë vote dhe njerëzit me ngjyrë, duke u ngritur në raportin një në tre syresh.
Këto tendenca ndihmojnë për të shpjeguar pse ish-presidenti i ka kushtuar kaq shumë përpjekje për të arritur përtej bazës së tij tradicionale të votuesve të bardhë pa arsim universitar për të tërhequr sa më shumë votues afro-amerikanë dhe hispanikë, veçanërisht burra.
Dhe, nga ana tjetër, tendencat ndihmojnë në shpjegimin e theksit që zëvendëspresidentja po punon për tërheqjen e më shumë votuesve të bardhë të arsimuar në kolegj, të cilët më parë anonin kah republikanët – një prioritet që ajo e nënvizoi nga turi nëpër periferitë e populluara me shtresë të mesme jashtë Filadelfias, Detroitit dhe Milwaukeet.
Ndikimi i këtyre ndryshimeve në rritje në përbërjen e grupeve kryesore të votuesve mund të tejkalohet lehtësisht nga ndryshimet në preferencat e atyre grupeve. Trump, për shembull, po mbështetet në ngritjen e përkrahjes midis votuesve hispanikë, veçanërisht meshkujve, për të neutralizuar shtrirjet e parashikuara për demokratët, ndërsa hispanikët rritin pjesën e tyre të mbështetjes, veçanërisht në Arizonën dhe Nevadën e kontestuar ngushtësisht.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com