RRUFE

Fajde, shpëlarje parash, kanosje, Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër pesë personave

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave për vepra penale që lidhen me fajde, shpëlarje parash, kanosje dhe pengim i të provuarit në procedurë penale.

Të akuzuarit në këtë rast janë pandehurit: N.S.,  A.S; B. S., SH. S. dhe J.F.

Aktakuza është ngritur për vepra penale që dyshohet se janë kryer periudhën kohore 2020-2022 me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material.

Njoftimi i Prokurorisë Speciale.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër pesë pandehurve për vepra penale që ndërlidhen me krimin e organizuar

Prishtinë, 31 tetor 2024 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër pandehurve N. S., A.S., B. S., SH. S. dhe J. F.

Aktakuza është ngritur kundër pesë (5) të pandehurve për shkak se për të njëjtit ekziston dyshimi i mirë bazuar se kanë kryer veprat penale:

  • “Fajdeja”, nga neni 331 par 3 lidhur me par.1 dhe me nenin 77 dhe 31 të KPRK-së.
  • “Shpëlarja e parave” nga neni 302 i KPRK-së dhe nenit 56 dhe 57 të Ligjit 05/L-096 mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizmit.
  • “Kanosja”, nga neni 181 par. 4 lidhur me par.1 dhe me nenin 31 të KPRK-së.
  • “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, nga neni 386 paragrafi 2 i KPRK-së.

Rasti ka të bëjë me veprat penale të kryera gjatë viteve 2020 – 2022, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, ku të pandehurit janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të Fajdesë”- thuhet në njoftimin e plotë të Prokurorisë.


Postuar

, , , ,

nga