RRUFE

Ferizaj, Policia gjen edhe veturën e dytë të vjedhur

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjetur edhe veturën e dytë të vjedhur më 23.10.2024 në fshatin Dardani të Ferizajt.

Sipas Policisë, vetura është gjetur sot, më 25.10.2024, rreth orës 16:00, në fshatin Koshare të Ferizajt.

“Është gjetur edhe vetura e dytë, e cila ishte vjedhur në fshatin Dardani të Ferizajt. Me datën 25.10.2024 rreth orës 16:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në fshatin Koshare të Ferizajt është një veturë e braktisur. Hetuesit rajonal menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar veturën ‘Range Rover’ me targa vendore,  e cila ishte vjedhur me datën 23.10.2024 rreth orës 03:05 në fshatin Dardani të Ferizajt”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka sekuestruar makinën si provë materiale deri në përfundim të ekzaminimit nga krim-teknikët rajonalë dhe kthimit te pronarit i saj,

Policia është në kërkim të personave të dyshuar për rastin – vjedhje e rëndë që ka ndodhur më 23.10.2024 në fshatin Dardani të Ferizajt.


Postuar

,

nga