RRUFE

Ferizaj, policia gjen tek i dyshuari armë e fishekë

Më 22.10.2024 pas një hetimi në fshatin Prelez i Muhaxherëve në Ferizaj, Policia e Kosovës tek i dyshuari H.R, 57 vjeç, ka gjetur dhe konfiskuar tri armë të zjarrit, një pushkë automatike, dy pistoleta dhe 100 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

“Policia e stacionit në Ferizaj me datën 22.10.2024 rreth orës 20:00 gjatë një hetimi në proces ka pranuar një informacion se në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt një person posedon armë të zjarrit”- thuhet në njoftim.

Tutje, sipas policisë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si prova materiale janë sekuestruar armët dhe fishekët.

“Rasti është cilësuar ‘Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve’- thuhet më tej në njoftim.


Postuar

nga