Babai ka raportuar në Policinë e Kosovës se djali i tij i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk e di se ku ndodhet.
Rasti është raportuar në Fushë Kosovë.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij- i mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”- thuhet në raport.