RRUFE

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur nga familjarët e tij mëngjesin e sotëm, më 01.10.2024 në 06:00h, në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka thënë se rasti ka ndodhur në rrugën “Hysen Kraja”.

“Policia me të gjitha njësitet përgjegjëse menjëherë i është përgjigjur rastit … Viktima A.B. 50-vjeçar, sipas të dhënave të para dyshohet se ka kryer vetëvrasje” – tha Bytyqi.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, sipas Bytyqit, me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa nga Policia rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Rasti sipas zëdhënësit po trajtohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren.


Postuar

nga