RRUFE

Gjuajtja me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, Policia jep detajet 

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Gojbulë të Vushtrrisë mesditën e së mërkurës, më 02.10.2024.

Sipas Zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, për këtë rast nuk ka pasur persona të lënduar.  Zahiti, ka deklaruar dje më 02.10.2024, se për këtë rast janë shoqëruar në stacionin policor shtatë  të dyshuar.  Ndërkaq, sot më 03.02.2024, Policia ka njoftuar se është arrestuar edhe personi i tetë i dyshuar për ngjarjen. 

Tutje, sipas Policisë të shtënat me armë zjarri mes të dyshuarve, kanë ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje. 

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë ajrore, tri gëzhoja dhe 24 fishekë”- thuhet në raportin e Policisë. 

Policia njofton se të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërkaq të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. 

https://kallxo.com/lajm/te-shtena-me-arme-zjarri-ne-gojbule-te-vushtrrise/


Postuar

nga