RRUFE

Grushtoi gruan e tij, kërcënon pastaj djalin e tyre që tentoi ta ndalonte

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari nën dyshimin se i njëjti në gjendje të dehur, e ka fyer e ofenduar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij duke e goditur me grushte.

Më tej Policia sqaron se djali i tyre ka ndërhy për t’i larguar, por i dyshuari duke i kërcënuar të dy i kishte larguar nga shtëpia.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur më 26.10.2024 në Istog.


Postuar

nga