RRUFE

Hovenier: Kaidanow e mbështeti popullin e Kosovës dhe la një trashëgimi të qëndrueshme në rajon

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish ambasadores së parë të SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow, e cila vdiq më 16.10.2024.

Hovenier ka thënë se Kaidanow la një trashëgimi të qëndrueshme në rajon.

Sipas tij, ajo ia kushtoi karrierën e saj avancimit të paqes dhe sigurisë, në veçanti duke mbështetur popullin e Kosovës për të arritur vizionin e tyre për një demokraci sovrane, multietnike dhe të suksesshme.

“Ne vajtojmë vdekjen e mikes dhe koleges sonë, Ambasadores Tina Kaidanow, ambasadores së parë të Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës. Një anëtare karriere e shërbimit diplomatik të SHBA-së, Ambasadorja Kaidanow la një trashëgimi të qëndrueshme në rajon, teksa ia kushtoi karrierën e saj avancimit të paqes dhe sigurisë, në veçanti duke mbështetur popullin e Kosovës për të arritur vizionin e tyre për një demokraci sovrane, multietnike dhe të suksesshme. Do të na mungojë shumë”- ka thënë ai.

Ai tha se i dërgojnë ngushëllime familjes së saj dhe të gjithë atyre që patën privilegjin ta njohin.

Ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow, ka vdekur  më 16.10.2024.

Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar se Kaidanow ishte një udhëheqëse e guximshme duke luajtur rol të rëndësishëm në shumë ngjarje kritike e historike të Kosovës, para dhe pas shpalljes së pavarësisë.


Postuar

nga