RRUFE

Istog, vdes personi që pësoi lëndime nga mjeti bujqësor

Një person ka vdekur në fshatin Bellopojë të Istogut më 14.10.2024 si pasojë e lëndimeve që ka marrë nga një mjet bujqësor.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se viktima pas lëndimeve është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës dhe aty nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij.

“Në ora 13:30, policia është njoftuar se një person gjersa ka qenë duke punuar ka pësuar lëndime nga një mjet bujqësor. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, i lënduari është dërguar fillimisht në QMF pastaj në Emergjencë të Spitalit Rajonal, në Emergjencë mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen”- tha Gashi.

Sipas zëdhënësit, me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në IML për obduksion.


Postuar

nga