RRUFE

Katër raste të armëmbajtjeve pa leje raportohen brenda një dite

Brenda një dite, në raste të ndryshme, janë arrestuar katër persona nga Policia e Kosovës, për armëmbajte pa leje.

Në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar një person pasi, Policia ka siguruar një fotografi ku ai është vërejtur me armë në brez.

Policia njofton se i dyshuari më pas është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin është bërë bastisja e shtëpisë së tij, por nuk është gjetur asgjë. 

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Policia. 

Arrestimi për rastin e inicuar si “armëmbajtje pa leje” raportohet të ketë ndodhur, më 13.10.2024 rreth orës 22:00. 

Ndërkaq, në Gjakovë, Policia raporton se një person, nën ndikimin e alkoolit ka shtënë me armë zjarri. 

I dyshuari është arrestuar dhe më pas është dërguar për tretman mjekësor. 

“Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë (revole) si dhe një fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”- thuhet në raportin e Policisë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar edhe për identifikimin një rasti tjetër për amrëmbajtje pa leje, në Viti, të raportuar më 13.10.2024 rreth orës 22:00. 

Siç njofton Policia, derisa një person ishte në veturë, disa persona të tjerë kishin vrapuar në drejtim të tij dhe njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë zjarri  në drejtim të tij.

Për këtë rast, Policia njofton se viktima nuk ka pësuar lëndime.

Ndërkaq, njëri prej të dyshuarve, është idnentifikuar dhe është shoqëruar në stacionin policor, me ç’rast kishte dorëzuar armën me një karikatorë, 15 fishekë, 10 gëzhoja si dhe 10 fishekë të tjerë. 

Policia bënë të ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. 

Në një rast tjetër, Policia njofton se pasi disa zyrtarë policorë të doganës në hyrje të Republikës së Kosovës, në vijën e dytë kishin bërë kontrollimin e veturës së një personi të dyshuar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, kishin gjetur dhe konfiskuar 49 fishekë.

Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregull, njofton Policia e Kosovës. 

Rati raportohet të ketë ndodhur, të dielën, më 13.10.2024, rreth orës 09:25.


Postuar

nga