RRUFE

Konfiskohen 150 kilogramë peshk në tregun e Bresjes në Fushë Kosovë

Në tregun e Bresjes në Fushë Kosovë, në mëngjesin e sotëm (15.10.2024) janë konfiskuar 150 kilogramë peshk.

Kështu ka thënë për KALLXO.com Milaim Vitia, kryetari i Federatës së Peshkatarëve Sportiv Rekreativ të Kosovës (FPSRKS).

Sipas Vitisë, informata për këtë rast është pranuar në orën 09:10, ku një qytetar (peshkatar) ka njoftuar se një person nga Shqipëria është duke shitur peshk në këtë treg.

“Personi në fjalë për ne FPSRK është i njohur dhe ka 5 kallëzime penale në Prokurorinë e Kosovës dhe nuk ndalet në gjithë tregjet e Kosovës” – tha Vitia.

Ai shtoi se menjëherë pasi kanë marr informatën është njoftuar dhe Dogana e Kosovës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe organet e tjera kompetente.

Peshku i konfiskuar, sipas Vitisë, pasi është gjetur është dërguar në terminal për procedura të mëtutjeshme.


Postuar

nga