Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar se kanë blerë objekt të Konsullatës të Kosovës në Strasburg të Francës.
“Dje përuruam projektin e ri të Konsullatës tonë në Strasburg që tashmë është pronë e shtetit dhe shtëpi e përhershme e shtetit tonë”- tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë më 23.10.2024.
Shtetet në të cilat po blihen objekte të ambasadave, Kurti i quajti shtete kyçe.
Kurti tha se janë në proces të blerjes të ambasadave edhe në për objektet e ambasadave në Itali, Turqi, Francë, Gjermani dhe Kanada.
Më 24.05.2024 Kosova ka përuruar pronën e saj shtetërore në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht objektin ku është e vendosur Ambasada e Kosovës.
Në buxhetin për vitin 2024, Qeveria e Kosovës nuk kishte planifikuar ndarjen e mjeteve të reja për blerjen e objekteve për nevoja të ambasadave në vendet e jashtme, por vetëm ka bartur miliona nga buxhetit i vitit të kaluar.
Sipas projektligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2024, për blerjen e ambasadave ishin planifikuar të shpenzohen 10 milionë e 125 mijë euro, të gjitha këto mjete janë të bartura nga viti 2023.