RRUFE

KPK dhe Zyra e kryeprokurorit të shtetit reagojnë pas kërcënimeve ndaj prokurorit Ersan Qavolli

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, përmes një komunikate për media të datës 11.10.2024, i kanë dënuar ashpër kërcënimet e bëra përmes rrjeteve sociale ndaj prokurorit të Departamentit për Krime të Rënda, njëkohësisht Zëvendëskryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Pejës, Ersan Qavolli.

Sipas njoftimit këto njoftime vijnë si rrjedhojë e punës së tij zyrtare që ndërlidhen me veprimet e ndërmarra në cilësinë e prokurorit për rastin e plantacioneve me bimë narkotike, të zbuluara kohëve të fundit.

KPK dhe ZKPSH, kanë theksuar se këto kërcënime janë akte të shëmtuara, të papranueshme dhe të patolerueshme dhe se këto dy institucione u bëjnë me dije atyre që fshihen prapa tyre se janë të vendosur të qëndrojnë fuqishëm në përkrahje të prokurorit Qavolli.

Në njoftim gjithashtu bëhet e ditur se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat konkrete për identifikimin dhe arrestimin e personave që kanë kërcënuar prokurorin Qavolli.

 

Raportimet e KALLXO.com për aksionet e fundit antidrogë në rajonin e Pejës – LINK