RRUFE

Krahasimi brenda vitit, Policia: Rënie e rasteve të raportuara të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se gjatë muajit shtator të vitit 2024 janë raportuar 20 raste të dhunës në familje.

Krahasuar me muajin shtator të vitit 2023, kur të raportuara kanë qenë 27 raste të dhunës në familje, sipas Policisë ky numër është ulur për 26 për qind të rasteve.

Gjatë muajit që lamë pas, Policia tha se për 30 ditë (1.09.2024-30.09.2024), në Ferizaj kanë qenë 13 raste të dhunës në familje, në Shtime gjashtë raste dhe në Kaçanik një rast.

“Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policët primarë të stacioneve të policisë dhe me hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje nga Sektori Rajonal i Hetimeve” – u theksua në njoftim.

Tutje u shtua se Policia Rajonal e Ferizajt apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe ftoi qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë.


Postuar

nga