RRUFE

Kryetari i Kaçanikut përballë Jeta Xharrës- VIDEO

Sonte në #DebatPërnime mund të ndiqni debatin e radhës në kuadër të “Jeta në Komunë”.

Përballë Jeta Xharrës dhe Kuvendit Komunal është kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi.

Në vitin 2021, Besim Ilazi i Partisë Demokratike të Kosovës fitoi në balotazh ndaj Jeton Rakës nga Lëvizja Vetëvendosje.

Emisioni ‘Jeta në Komunë’ përballë Ilazin me premtimet e tij, punët e kryera dhe jetën në Kaçanik.

Pse nuk përfunduan tribunat tek stadiumi i qytetit?

Pse Kaçaniku ende nuk e ka të miratuar Planin Zhvillimor Komunal?

Cili është arsyetimi i Besim Ilazit për mosndërtimin e fabrikës së ujit në Sepetin?

Çfarë arsyetimi jep ai për gjendjen në shkollën ‘Emin Duraku’ dhe çfarë për atë në Doganaj.

Kryetari i Kaçanikut përballet edhe me çështjen e subvencioneve për familjarët, me çështjen e mbeturinave dhe përgjithësisht me projektet që i ka promovuar.


Postuar

, ,

nga