RRUFE

Kurti: Vizitat mjekësore e mamografia të behën pjesë e rutinës pasi janë të rëndësishme për zbulim të hershëm të kancerit të gjirit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se vetëkontrollet, vizitat mjekësore, e mamografia duhet të behën pjesë e rutinës pasi, sipas tij, janë të rëndësishme në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Kurti njoftoi se më 09.10.2024, ka vizituar qytetin e Leposaviqit ku po qëndron mamografi për të ju mundësuar vajzave e grave kontrolle mjekësore.

“Sapo erdha nga Leposaviqi ku ishim bashkë me Arben Vitinë dhe drejtorin e klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj meqë në Leposaviq për dy ditë do të qëndroj mamografi për të iu mundësuar kontrolle vajzave dhe grave në mënyrë që të bëhet sa më shumë ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit, për parandalimin dhe diagnostikimin e tij, duke shkuar bashkë në çdo komunë të Republikës sonë”- ka thënë ai.

Ndërsa ka thënë se ky muaj shënon tetorin rozë si thirrje për ngritje të vetëdijes për rrezikun e kancerit të gjirit.

“Vetëkontrollet, vizitat mjekësore, e mamografia duhet të bëhen pjesë e rutinës sepse janë të rëndësishme në zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje”- u shpreh ai gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Ai njoftoi se pas Leposaviqit, mamografi do të vazhdoj në Viti, ndërsa me herët ka qenë edhe në Mitrovicë të Veriut.

Tetori, i njohur si muaji rozë, shënon muajin për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë vetëm 0.5 deri në 1% e kancereve të gjirit prekin personat e gjinisë mashkullore.


Postuar

nga