RRUFE

Kurti vizitoi Leposaviqin: Po shqyrtojmë mundësinë e kthimit të një objekti në maternitet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë më 09.10.2024, njoftoi se ka vizituar Leposaviqin bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ai tha se janë duke e shqyrtuar mundësinë e kthimit të një objekti në maternitet, që plotëson nevojat e grave atje.

“Me ministrin Vitia pamë nga afër një objekt, për ta vlerësuar mundësinë e kthimit të saj në maternitet, që plotëson nevojat e grave nga Leposaviqi në mënyre që të mos ketë nevojë të kalojnë kufirin deri në Novi Pazar ku më pas po regjistrohen foshnjat si banor të Serbisë”- ka thënë Kurti.

Tutje ai njoftoi se në kuadër të muajit rozë, në Leposaviq po qëndron mamografi për të ju mundësuar vajzave e grave kontrolle mjekësore.

“Sapo erdha nga Leposaviqi ku ishim bashkë me Arben Vitinë dhe drejtorin e klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj meqë në Leposaviq për dy dite do të qëndroj mamografi për të iu mundësuar kontrolle vajzave dhe grave në mënyrë që të behet sa më shumë ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit, për parandalimin dhe diagnostikimin e tij, duke shkuar bashkë në çdo komunë të Republikës sonë”- ka thënë ai.

Ndërsa ka thënë se ky muaj shënon tetorin rozë si thirrje për ngritje të vetëdijes për rrezikun e kancerit të gjirit.

https://kallxo.com/lajm/kurti-vizitat-mjekesore-e-mamografia-te-behen-pjese-e-rutines-pasi-jane-te-rendesishme-per-zbulim-te-hershem-te-kancerit-te-gjirit/


Postuar

nga