RRUFE

Kurti vizitoi tri shtëpi tradicionale të restauruara në Qendrën Historike të Prizrenit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizituan të shtunën tri shtëpi tradicionale të restauruara në Prizren, të cilat gjenden brenda Qendrës Historike të Prizrenit dhe që të trija thuhet se janë të banueshme.

Sipas njoftimit për media më 27.10.2024 nga Zyra e Kryeministrit, në Prizren janë investuar mbi 4.5 milionë euro në dhjetëra monumente, duke shtuar se gjatë këtij mandati buxheti është gati katër herë më i lartë.

-Shtëpinë e familjes Kirajtani që gjendet në Zonën Historike të Prizrenit. E ndërtuar në fillim të shek. XIX, ajo përmban karakteristika unike dhe vlera të larta të trashëgimisë kulturore. Fasada ballore ka një trajtim të lartë artistik, përmes plastikës dekorative.

– Shtëpinë e Familjes Vetimi që gjendet në rrugën e Saraçëve, dhe paraqet një shembull të arkitekturës së banimit gjatë shek. XIX. Nëpërmjet ndërhyrjeve restauruese, janë ruajtur vlerat e trashëgimisë kulturore duke siguruar kushte më të dinjitetshme për banim për familjet.

Kompleksin e banimit të Familjes Munik, që i takon shek. XIX. Për nga kompozicioni urban dhe trajtimi arkitektonik, kompleksi paraqet një nga shembujt e paktë të komplekseve të banimit të asaj kohe. Shquhet për trajtim të lartë artistik të dhomës së miqve, e dekoruar me elemente të drugdhendjes. Shtëpia dhe ahuri kanë qenë në gjendje shumë të rëndë fizike. Përmes restaurimit janë shpëtuar nga rrënimi.

Sipas njoftimit, kryeministri Kurti dhe ministri Çeku falënderuan familjet Kirajtani, Vetimi dhe Munik për mikpritjen dhe për përkushtimin e tyre ndaj mbrojtjes së vlerave historike dhe tradicionale të këtyre shtëpive.

 

 

 


Postuar

nga