Me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar Ligji për Këshillin e Sigurisë.
Miratimi është bërë gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, më 30.10.2024.
Nënkryetari i Komisionit Funksional për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Enver Dugolli tha se e kanë shqyrtuar këtë raport me rekomandime dhe njëzëri e kanë rekomanduar për seancë.
Dugolli nuk dha më shumë informata në lidhje me këtë projektligj.
Me këtë ligj definohen disa kompetencave në strukturën e sigurisë si dhe krijohen disa pozitave të reja.
Këshilli i Sigurisë parashihet të ketë edhe drejtorin e përgjithshëm.