RRUFE

Mitrovicë, kërkohej nga Gjermania, Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për vrasje e grabitje

Një 27-vjeçar është arrestuar sot, më 17.10.2024, në Mitrovicë, i cili kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar nga shteti gjerman.

I arrestuari dyshohet se ka kryer dy vepra penale – vrasje,  dhe – grabitje. Ai u arrestua nga njësiti FAST Kosova, me mbështetje të Njësisë Speciale Intervenuese.

“Me urdhër të Prokurorit Kujdestar për Krime të Rënda i dyshuari tanimë i arrestuar, me iniciale G.V.,  viti i lindjes 1997 dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedura tjera të parapara për raste të tilla” – theksoi Policia e Kosovës.

Tutje u tha se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në parandalimin dhe luftimin e të gjitha llojeve të krimit, përderisa angazhime aktive janë duke u realizuar dhe do të realizohen në vazhdimësi edhe në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar.


Postuar

nga