RRUFE

Mitrovicë, Policia konfiskon një armë automatike, intervistohet një 75-vjeçar

Një armë, pushkë automatike dhe 16 fishekë, janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë një bastisje në Mitrovicë, të mërkurën, më 16.10.2024. 

Sipas raportit të Policisë, pas dyshimeve për posedim ilegal të armës, hetuesit policorë të stacionit policor në Mitrovicë të Jugut, kanë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit 75-vjeçar H.B. 

“Si rezultat i bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar nje armë, pushkë automatike me 16 fishek. Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuar: H.B., 75 vjeçar, dhe pas procedurave të intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftimin e Policisë. 

Policia tutje njofton se ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale – armëmbajtje pa leje.

 


Postuar

nga