Gjatë ditës së diele, 20.10.2024 në Kosovë pritet të mbaj mot i vranët dhe me diell.
Temperaturat, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë ditës do të shkojnë deri në 18 grandë celsius.
“Të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira parashihen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsis, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius” – thuhet në njoftim.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-2m/s. Në mëngjes, parashihet të paraqitet fenomeni i brymës, si pasojë e rënies së temperaturave minimale dhe kthjellimeve në Troposferë” – thuhet në fund të njoftimit.