Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të enjten do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius. Në mëngjes në shumë territore parashihet mjegull.
“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare”- thuhet në njoftim.