RRUFE

Ndalohet për 48 orë personi të cilit iu konfiskuan dy armë në Zveçan

Personi me iniciale R.A., 64-vjeçar, është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës pasi atij i janë konfiskuar një armë e gjatë “M48”, një pistoletë dhe një xhaketë me mbishkrimin “Mbrojtja civile” (Civilna zastita) më 07.10.2024.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë- Veri të Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

“R.A. i lindur më 1960. 48 orë ndalim. Fshati Korile, Komuna Zveçan” – tha Elshani për KALLXO.com.

KALLXO.com ka raportuar para disa orësh se ky person është shoqëruar në Polici në Zveçan pasi atij i janë konfiskuar një armë “M48” dhe një pistoletë.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veri të Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

“Ky nuk është operacioni i vetëm apo bastisja e vetme. Derisa e kemi pasur këtë bastisje kemi pasur edhe një bastisje tjetër në Zveçan ku e kemi konfisku një armë M-48 dhe një revole. Në këtë rast e kemi një person që e kemi shoqëru në stacion dhe është duke u marrë në pyetje” – tha Elshani më 07.10.2024.

Policia e Kosovës ka kryer bastisje edhe në Mitrovicë të Veriut, më 07.10.2024.

https://kallxo.com/lajm/zvecan-shoqerohet-ne-polici-personi-te-cilit-iu-konfiskuan-nje-arme-e-gjate-dhe-nje-pistolete/

 


Postuar

nga