Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arrestuar të dyshuarin M.A. për vrasje në tentativë dhe për disa vepra të tjera penale.
Rasti raportohet të ketë ndodhur më 02.06.2024 në fshatin Shalë të komunës së Lipjanit. Personi i dyshuar është arrestuar sot, më 16.10.2024.
“Në koordinim me Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore, hetuesit policor kanë ushtruar kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse (pronë e të dyshuarit), ku kanë gjetur dhe sekuestruar: një armë zjarri, municion si dhe gjësende të tjera që mund të përdoren si prova në procedurat e mëtejme” – thuhet në raportin e Policisë.
Policia tutje njofton se i dyshuari M.A, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe dyshohet për veprat penale – vrasje në tentativë, -armëmbajtje pa leje dhe për import, eksport, furnizim, transport, prodhim, këmbim, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse, si dhe për – fajde.