RRUFE

Nga dyshimet për sulm seksual ndaj gruas – në shantazh ndaj burrit, arrestohet e dyshuara në Ferizaj

Policia e Kosovës bën të ditur se në Ferizaj u raportua se një grua ishte sulmuar nga një burrë. Por sipas të dhënave policore, pas intervistimit të dy palëve, është dëshmuar se e dyshuara i kishte kërkuar të dyshuarit para në formë të shantazhit.

Sipas policisë, në konsultim me prokurorin është rikualifikuar vepra penale nga ‘sulm seksual’ në ‘shantazh dhe sulm’.

Tutje, policia bënë të ditur se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur më 29.09.2024, rreth orëve 01:00-17:00.


Postuar

nga