Partia e qendrës së djathtë e ish-kryeministrit Boyko Borissov, GERB, i ka fituar zgjedhjet parlamentare në Bullgari, kanë treguar të dhënat preliminare pas votimit të 27.10.2024, raporton AP.
Sondazhet e kryera nga “Gallup Ingernational” kanë treguar se GERB-i, shkurtesë për Qytetarët për Zhvillimin Europian të Bullgarisë, ka fituar 25 për qind të votave. Ia ka dalë të lë në vend të dytë koalicionin reformist ndërmjet partisë “Ne Vazhdojmë Ndryshimin” dhe “Bullgarisë Demokratike” të së djathtës prej një margjinë prej rreth dhjetë për qind të votave.
Rezultatet e para zyrtare pritet të publikohen sot (28.10.2024) gjatë ditës, por mbase do të duhen ditë të tëra derisa të shpallen rezultatet përfundimtare. Nëse rezultate konfirmojnë sondazhet, Borissovi do ta ketë mandatin për ta formuar kabinetin e tij të katërt. Megjithatë duket se do të jetë një detyrë e vështirë për të për të gjetur aleatë për të formuar një koalicionin qeveritar në një parlament të fragmentuar.
Në komentet e tyre të para, analistët politikë kanë parashikuar se rezultatet, që nuk është dallojnë kushedi sa nga gjashtë palë zgjedhjet e kaluara brenda tre vjetësh, do të mund të çonin drejt një koalicioni të brishtë dhe nuk e përjashtojnë mundësinë që përsëri të ketë zgjedhje.
Dalja e ulët në zgjedhje dhe deluzionimi me politikanët kanë krijuar një mjedis ku zërat politikë radikalë, të mbështetura nga fushata ruse të dezinformimit, ia kanë dalë me sukses të minojnë mbështetjen për procesin demokratik dhe të fuqizojnë popullaritetin pro-rus dhe të grupeve të së djathtës ekstreme.
Nuk kishte fitues të qartë as në zgjedhjet e fundit në qershor dhe shtatë grupet parlamentare nuk ia dolën të krijonin një koalicion të qëndrueshëm për ta qeverisur vendin. Dhe bisedimet pas zgjedhjeve të së dielës do të vështirësohen edhe më shumë pasi pritet që nëntë parti a koalicione politike të kenë përfaqësim në parlamentin e ri.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com