RRUFE

Një grua dyshohet të jetë dhunuar në Prizren

Një grua dyshohet se është dhunuar në Prizren, më 13.10.2024.

Kështu ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh, të lëshuar sot më 18.10.2024. 

Tutje raportohet se viktima, në konsultim e prokurorin, është dërguar për ekzaminime gjinekologjike në QKUK, në Prishtinë dhe se e njëjta po vazhdon të trajtohet atje. 

Në raportin e Policisë nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar, mirëpo bëhet e ditur se njësitet policore, në koordinim me prokurorin janë duke hetuar rastin.


Postuar

nga