Një person ka dorëzuar në njërin nga stacionet policore në Ferizaj një pushkë gjuetie ndërsa policia tashmë po trajton rastin si armëmbajtje pa leje.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se më 11.10.2024 ishte paraqitur rreth orës 10:40 i dyshuari i cili ka dorëzuar një pushkë gjuetie.
Policia nuk ka njoftuar nëse dorëzimi i armës lidhet me ndonjë rast tjetër por që kanë thënë se arma është konfiskuar.
Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit.
Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti në fjalë dhe i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.