Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi i njëjti nuk është ndaluar pasi iu kërkua në një pikë kontrolli.
Rasti, sipas forcave të rendit ndodhi në Gllarrevë të Klinës më 04.10.2024.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ishte ndalur në sinjalizimin e policisë për ndalje në një pikë kontrolli. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” – thuhet në raport.