RRUFE

O’Brien dhe Hovenier mbjellin pemë në kujtim të ambasadores së ndjerë Tina Kaidanow

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien dhe ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, kanë mbjellë pemë në oborrin e Ambasadës amerikane në Kosovë më 21.10.2024 në kujtim të ambasadores Tina Kaidanow e cila vdiq javën e kaluar.

Kështu ka bërë të ditur ambasadori Hovenier.

Ndërsa ka thënë se pema do të qëndrojë si kujtim për përkushtimin e palëkundur në rrugëtimin e Kosovës drejt paqes, demokracisë dhe pavarësisë.

“Ambasadori Hovenier: Sot, iu bashkova Ndihmëssekretarit të Shtetit O’Brien dhe komunitetit të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë në një ceremoni përkushtimi dhe mbjelljeje pemësh në kujtim të ambasadores Tina S. Kaidanow, ambasadores së parë të SHBA-së në Kosovë. Kjo pemë do të qëndrojë si simbol i trashëgimisë së saj, duke na kujtuar përkushtimin e saj të palëkundur në rrugëtimin e Kosovës drejt paqes, demokracisë dhe pavarësisë”- thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow, ka vdekur më 16.10.2024.

Ndihmëssekretari për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike i Departamentit amerikan të Shtetit, James C. O’Brien, ka qëndruar në Kosovë më 21.10.2024.

Ai është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.


Postuar

nga