RRUFE

Pejë, arrestohet një burrë për kanosje dhe armëmbajtje pa leje 

Policia ka njoftuar se një burrë është ankuar ndaj një personi, për kundërmim nga shpezët (pula dhe pata), të cilat i mbante i dyshuari.

Sipas Policisë, personi që kishte raportuar rastin, ka lajmëruar edhe inspektorët të cilët pasi kishin dalë në vendin e ngjarjes, i dyshuari i kishte kërcënuar. 

“Njёsitet relevante kanё arrestuar tё dyshuarin dhe gjatё kontrollit tek i njёjti ёshtё gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore”- thuhet në raportin e Policisë, të lëshuar sot më 03.10.2024. 

Ndërkaq, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, njofton Policia e Kosovës. 

Rasti i inicuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll apo shfrytëzim i  pautorizuar i armëve” dhe “Kanosje”, është regjistruar më 02.10.2024, në Pejë. 

 


Postuar

nga