Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar gruan e tij.
Rasti, sipas forcave të rendit ndodhi më 04.10.2024 në Pejë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje” – thuhet në njoftim.